Ministria e Drejtësisë në Maqedoni: Kodi penal për “ekocidin” ende nuk është miratuar që të mund të zbatohet

news
Advertisement

Kodi penal për “ekocidin” ende nuk është miratuar që të mund të zbatohet”, njoftojnë për “Lokalno” nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me pohimet e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, i cili ka publikuar foto nga oxhaqet e “TEC Manastir”, duke i bërë thirrje ministrit Nikolla Tupançevski që të veprojë sipas kodit penal për “ekocid”

Advertisement

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit thonë se ditët e fundit nuk është pranuar asnjë ankesë për funksionimin e TEC Manastir.

Aktualisht, inspektori shtetëror kompetent i mjedisit nga Manastiri, i cili kryen inspektime në këtë subjekt juridik, duhet të konstatojë se për çfarë bëhet fjalë, gjegjësisht të përcaktojë besueshmërinë e video incizimeve dhe shpesh herë në të kaluarën kemi marrë video materiale me datë më e vjetër dhe e papërshtatshme për momentin e aplikimit.

Në vazhdimësi kryhen matjet e emisioneve në atmosferë në këtë subjekt juridik”, thonë nga Inspektorati.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.