Mjekët amë do të pensionohen! Qindra klinika private në Maqedoni do të mbyllen deri në fund të vitit

news
Advertisement

Njëqind mjekë nga klinikat private në disa qytete të vendit duhet të dalin në pension deri në fund të vitit, përcjell TV21. Nëse ata, si bartës të shtëpive shëndetësor private, dalin në pension, ekipi i dytë i mjekëve dhe infermierëve do të duhet të shkojnë si të papunë në Agjencinë e Punësimit.

Advertisement

Shoqata e mjekëve privatë të Maqedonisë paralajmëron për pasojat dhe thotë se ky është një problem që askush nuk e kupton.

Sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, çdo burrë i punësuar del në pension pasi të ketë mbushur moshën 64 vjeç dhe çdo grua në moshën 62 vjeç. Shoqata apelon tek Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa që mjekët dhe infermierët të cilët janë të punësuar në ato institucione private shëndetësore të vazhdojnë me punë. Për anëtarët e kësaj Shoqate kjo dispozitë e ligjit është tërësisht diskriminuese./tv21.tv

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.