Advertisement
Ismail Bilalli nga fshati Çerkez i Kumanovës sot ka ndërruar jetë, në moshën 34-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur shumë shokë të tij që kanë publikuar fotografi me te në rrjetin social Facebook.
Të gjithë pa përjashtim me pikëllim të madh e kanë pranuar lajmin e trishtë për vdekjen e “Malit” (nofka me të cilën njihej në mesin e shokëve)
Advertisement
Tashmë i ndjeri Ismaili ka qenë djal i vetem në familjen e tij të ngushtë, duke u rritur pa babain e tij, Nehatin, që kishte ndërruar jetë në vitin 1993 në tragjedinë ajrore në Ohër, ku kishin humbur jetën 115 njerëz.
Varrimi i Ismail Bilallit pritet të bëhet nesër. /Open-TV.
Advertisement