Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Isa Lush Balaj

news
Advertisement

Pas një sëmundje të shkurtër, sot në Wien të Austrisë ka ndërruar jetë ish-ushtar i UÇK-së, Isa Lush Balaj, njofton Kosova Post.

Advertisement

Lajmin për vdekjen në moshën 65 vjeçare të veprimtarit, atdhetarit e luftëtarit të lirisë, Isa Lush Balaj nga fshati Zabllaq i Istogut e lajmruan familjarët e tij.

Isa Balaj ishte ndër organizatorët kryesor të protestave të vitit 1981, pas të cilave edhe u dënua me tre vite burg. Veprimtaria e tij politike e kombëtare vazhdoi me pjesëmarrjen në pajtimin e gjaqeve e më pas inkuadrimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku u dallua për guxim e trimëri. I plagosur dy herë, e i rikthyer sërish në frontin e parë pas shërimit, Isa Balaj u bë ushtari sinonim i mosdorëzimit e rezistencës deri në çlirimin e plotë të atdheut. Udhëhoqi logjistikën e furnizimit me armatim nga Shqipëria dhe ishte pjesë e betejës së lavdishme të Kosharës, ku u thye kufiri shqiptaro – shqiptar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.