“Ndihem me fat që e kam njohur” – Meghan Markle thyen heshtjen për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

news
Advertisement

Meghan Markle ka thyer heshtjen e saj për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Advertisement

Ajo ka folur për herë të parë në një intervistë me Variety duke thënë se është me fat që ka arritur ta njoh.

“Ndihem me fat që e kam njohur”, tha Meghan në një intervistë të botuar të mërkurën (19 tetor)

“Jam vërtet mirënjohëse që munda të jem me burrin tim, Princ Harry, për ta mbështetur atë, veçanërisht gjatë asaj kohe” vazhdoi ajo.

“Ajo që është kaq e bukur është të shikosh trashëgiminë që gjyshja e tij mundi të linte në kaq shumë fronte”, tha tutje Markle.

Ish-aktorja e quajti Elizabeth ‘shembulli më i ndritshëm i lidershipit femëror’, duke shtuar: “Ndjej mirënjohje të thellë që kam qenë në gjendje të kaloj kohë me të dhe ta njoh atë”.

Ajo vuri në dukje se ndërsa ka qenë një kohë e ndërlikuar, Harry ka qëndruar ‘gjithnjë optimist’.

“Tani ajo është ribashkuar me burrin e saj, Princ Philip”, tha ndër tjera 41-vjeçarja, shkruan PageSix.

Duka Sussexit nxitoi në shtratin e gjyshes së tij në mëngjesin e tetë shtatorit pasi dëgjoi lajmin se shëndeti i saj po rëndohej, por ai mbërriti disa orë pasi ajo vdiq atë pasdite.

Markle, nuk u bashkua me të në atë kohë, pasi mbreti Charles III thuhet se tha se prania e saj nuk do të ishte “e drejtë apo e përshtatshme”. Në vend të kësaj, ajo mbeti në Londër.

Meghan dhe Harry nderuan gjyshen e tij të ndjerë dy ditë më vonë duke u bashkuar me Princin William dhe Kate Middleton për të përshëndetur fansat dhe për të sjellë lule në një memorial jashtë kështjellës Windsor në Angli.

Ribashkimi i Harry, 37 vjeç dhe Markle me Princin dhe Princeshën e Uellsit, shënoi herën e parë që katërshja u shfaq publikisht së bashku që nga marsi 2020.

William, 40 vjeç, i bëri ftesën vëllait dhe kunatës së tij, pavarësisht grindjes së tyre familjare.

“Ne të gjithë jemi shumë mirënjohës – të dyja palët i lënë mënjanë të gjitha gjërat për Mbretëreshën” tha një burim mbretëror atë kohë.

Ndërsa kjo është deklarata e parë që Markle ka dhënë për vdekjen e Mbretëreshës, ajo dhe Harry më parë i kanë bërë homazhe për të duke e kthyer faqen e tyre të internetit Archewell në ngjyrë të errët.

Harry bëri deklaratën e tij zyrtare për vdekjen e Mbretëreshës më 12 shtator.

“I vlerësoj këto kohë të përbashkëta me ju dhe shumë momente të tjera të veçanta në mes. Tashmë ju mungon shumë”, tha ai pjesërisht.

Harry dhe drejtuesja e ‘podcast’-it “Archetypes” – të cilët u martuan në maj 2018 dhe kanë djalin 4-vjeçar Archie dhe vajzën 1-vjeçare Lilibet – lanë detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni në fillim të vitit 2020.

Çifti e pa për herë të fundit Mbretëreshën gjatë festimeve të saj të Jubileut Platinum në qershor, kur e njohën atë me vajzën e tyre të vogël.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.