Në bursë nafta bie në çmimet e para lu*ftës, bordi ynë s’ndryshon asgjë

news
Advertisement

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët që nga para pu*shtimit rus të Ukrainës. Sot në bursë një fuçi nafte shitet 92.24 dollarë dhe ulja vazhdon prej disa ditësh e javësh.

Advertisement

Pavarësisht uljes së vazhdueshme në bursë, Bordi ynë i Rregullator i krijuar për të vendosur çmimet tavan të karburanteve me shumicë dhe pakicë nuk po bëhet i gjallë për ndonjë ndryshim.

Por sërish llogaritjet dhe formulat e bordit kanë treguar se nuk ecin në përputhje me atë që ndodh në tregjet ndërkombëtare, pasi shqiptarët vazhdojnë ta blejnë akoma naftën me çmim më të lartë se sa duhet realisht.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.