Në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska

news
Advertisement

Kufiri me Serbinë, në pjesën veriore, është bllokuar ndërsa ka nisur barrikadimi i rrugëve. Radio Evropa e Lirë ka raportuar se nëpër rrugë janë parë njerëz me maska.

Advertisement

Në veri të Kosovës ka nisur barrikadimi i rrugëve, pak orë para se të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë për reciprocitet në mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Serbia.

Gjenerali i lartë amerikan lëshon paralajmërim: Ushtria kineze është bërë …
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur pikëkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve që të cojnë në këto dy pika.

Ndërkaq, sipas informatave nga terreni, raporton REL, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë, si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë, pasi një orë u dëgjua alarmi i qytetit.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për cështjen e njohjes së dokumenteve.

Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi. /Express/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.