Nëna e Erdoganit kërkoi që nusja e saj të mbulonte plotësisht fytyrën

news
Advertisement

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në një turne ballkanik dhe me të edhe bashkëshortja e tij Emina. Emine dhe Erdogan janë të martuar që nga viti 1978, ata kanë katër fëmijë: Ahmet (lindur 1979), Bilal (lindur 1981), Ezra (39) dhe Sumeya (37).

Advertisement

Dihet që Emine ia kushtoi gjithë jetën bashkëshortit dhe fëmijëve dhe Turqisë. Ajo është një grua shumë e përkushtuar dhe në vendin e saj lufton kundër martesës së fëmijëve, ndihmon personat me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, si dhe viktimat e fatkeqësive natyrore.

Ajo është me origjinë arabe, duke u rritur si fëmija më i vogël dhe vajza e vetme në një familje me pesë fëmijë. Ajo ndoqi shkollën e artit Mithat Pasha Aksam, të cilën e la para se të diplomohej. Ajo ishte 15 vjeç kur vëllai i saj i madh Hussain e ndaloi të dilte nga shtëpia sepse “nuk ishte e përshtatshme për vajzat e moshës së saj”.

Emina luftoi gjithë jetën për veten dhe vendin e saj në botë. Para martesës ka qenë anëtare e “Shoqatës së Grave Idealiste” dhe bashkëshortin e saj të ardhshëm e ka takuar në një takim. Ata u martuan në vitin 1978. Vjehrra e kundërshtoi martesën, duke i kërkuar djalit të saj të martohej me një vajzë me fytyrë të mbuluar, por Emina nuk pranoi kurrë.

Pavarësisht se është e hapur, ajo ende respekton traditën. Ajo është e veshur gjithmonë sipas rregullave të vendit të saj. Edhe pse mban hixhab, ajo kurrë nuk e mbulon fytyrën.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.