“Nga sot, mësuesit mund të rrahin nxënësit”, polemika për vendimin që cënon demokracinë

news
Advertisement

Nga ky vit, në shkollën e Cassville, në Misuri, do të lejojë ndëshkimet fizikë nga mësuesit kundrejt nxënësve. Bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të vitit 2022, por duket praktika e shekullit të 19-të, që në shkollat amerikane nuk përdorej nga disa dekada, por që sot janë zyrtarizuar në qytezën që ka 1900 nxënës.

Advertisement

Janë vetë familjet që kanë vendosur t’i japin “dritën jeshile” kësaj vendimmarrje. Normalisht do të ketë limite, do të përdoret vetëm kur të gjithë përpjekjet e tjera disiplinore te tregohen të pavlefshme”.

Edhe pse kemi të bëjmë me një rast episodik, dhe periferik, sërish reagimi i sociologëve amerikanë ka qenë i fortë, duke dënuar vendimin e qytezës. “Të rrahësh nxënësit nuk përfaqëson një mënyrë për t’i edukuar, por për t’i traumatizuar”, thonë disa prej tyre.

Por prindërit e Cassville nuk duken të shqetësuar dhe thonë që nuk do të jetë një problem i madh.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.