Ngjarje e papritur: Ariu i zi sulmon kujdestarin e tij gjatë një shfaqjeje për spektatorët

News

Një ari i zi në Parkun Zoologjik të Hangzhou-t në Kinë sulmoi kujdestarin gjatë një shfaqjeje të hapur për publikun. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 15:50 të së dielës. Dyshohet se një qese me mollë dhe karrota, që ndodhej pranë skenës, tërhoqi vëmendjen e ariut dhe çoi në incident.

Kujdestari nuk ka pësuar lëndime të rënda. Pas ngjarjes, Hangzhou Safari Park vendosi të pezullojë përkohësisht shfaqjet me arinjtë e zinj, me qëllim garantimin e sigurisë së vizitorëve dhe stafit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *