Një 17 vjeçar ishte në veturën që u godit mbrëmë nga treni

news
Advertisement

Mbrëmë rreth orës 20:40 ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një veture, në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.

Advertisement

Në lidhje me rastin Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Kryesuesin e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike Mirsim Beqiri, i cili bëri të ditur se në veturën e aksidentuar ka qenë dhe një 17-vjeçar, i cili është duke marrë trajtimin mjekësor në QKUK.

“Mbrëmë rreth orës 20:40 kemi marr informacion se ka ndodhur një aksident në mes trenit të mallrave dhe një automjetit të tipit ‘Gold‘, në veturë kanë qenë dy persona shoferi dhe një 17 vjeçar ku të dy janë dërguar në Emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Beqiri.

Beqiri tregoi se këto janë informacionet që i kanë deri tani dhe se rasti është duke u hetuar ende.

“Ne jemi duke i bërë hetimet paraprake dhe shumë shpejt do të marrim vendim për hetimin e këtij rasti ku do të përgaditet një raport me rekomandime të sigurisë që do t`i përcillet qeverisë dhe parlamentit të Kosovës”, tha Beqiri në prononcimin për Insajderin.

Insajderi ka provuar të marr informacion edhe nga QKUK për gjendjen e dy të lënduarve, por që ende nuk kanë kthyer përgjigjje

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.