Një i burgosur goditet me th*ikë në burgun e Idrizovës

news
Advertisement

Vrasja në tentativë e një të burgosurit në “Idrizovë”. Aiështë dërguar në spital në gjendje të rëndë

Advertisement

Pak minuta pas mesnate, në burgun “Idrizovë” ka pasur tentim për të vrarë një të burgosur. Me dy plagë dhe në gjendje të rëndë, 36-vjeçari shtetas amerikan nga Struga ka përfunduar në spital.

Ai mbahet në KARIL në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur pasi i burgosuri ka marrë kërcënime në repartin ku ishte vendosur dhe sipas informacioneve jozyrtare i ka denoncuar gardianit dhe drejtorit Shpend Tahiri. Rasti është raportuar edhe në polici, nga ku ekipet po hetoni.

“Në një nga repartet në institucion është lënduar me lëndë të mprehtë i dënuari SM (36) nga Struga”, thonë nga MPB.

“Në një nga repartet në institucion është lënduar me lëndë të mprehtë i dënuari SM (36) nga Struga”, thonë nga MPB.

I burgosuri, i cili tashmë ndodhet në spital, jozyrtarisht ka kërkuar që të transferohet nga reparti ku ndodhej, në një repart tjetër. Për këtë ai ka njoftuar Administratën dhe për këtë është dashur të informohet drejtori Shpend Tahiri. Megjithatë, ata vendosën që ai të qëndrojnë aty ku ndodhet tashmë.

Vrasja në tentativë me objekt të mprehtë vjen vetëm një muaj pasi në “Idrizovë” janë kontrolluar dhe janë konfiskuar sendet e kundërligjshme. Pas kësaj, drejtori i atëhershëm, Rexhep Rexhepi, u shkarkua. Por pavarësisht kontrolleve, thika dhe sende të tjera të paligjshme janë ende në mesin e të burgosurve, tregon edhe ky rast.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Administrata për Ekzekutim të Sanksioneve se a do të kërkojnë përgjegjësi edhe nga drejtori i ri i burgut për këtë rast./tocka.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.