Paris Hilton prezanton koleksionin e ri të parfumeve

news
Advertisement

Ylli televiziv amerikan Paris Hilton ka prezantuar koleksionin e saj të ri të parfumeve “Ruby Rush” në kryeqytetin indian.
Hilton, e cila kishte veshur një fustan të kuq me tegela, pozoi së bashku me fansat në Mumbai të cilët ishin kurioz për parfumet e reja.

Advertisement

Me siguri duket sikur kryeqyteti indian i njohur për popullsinë e dendur po gumëzhin nga vizita e saj pasi vetëm një ditë më parë Paris Hilton u përshëndet nga një numër i madh fansash të cilët i dhuruan buqeta me lule teksa ajo zbriste në aeroport.

Stërmbesa e themeluesit të Hilton Hotels, Conrad Hilton, mori vëmendjen e tabloideve pasi një kasetë erotike e saj u zbulua në vitin 2001. Ajo më vonë luajti në shfaqjen e realitetit televiziv “A Simple Life”.

Aktualisht bukuroshja vijon të fitojë të ardhura të shumta për shkak të perandorisë së saj të biznesit që përfshin një linjë parfumesh, dyqane dhe produkte të tjera.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.