Pendarovski: Amerikanët erdhën për ta krijuar “listën e zezë”

news
Advertisement

–Do të gënjehemi, fillimisht ne që jemi politikanë përgjegjës për momentin në Maqedoni, nëse mendojmë se dikush tjetër do të na e kryen atë punë, ata edhe nëse vijnë disa herë, nuk vijnë që ta kryejnë punën time, punën tuaj, punën tonë, punën e gjykatave dhe prokurorive, kështu e komentoi sot presidenti Stevo Pendarovski vizitën e ekipit amerikan të sanksioneve në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. I pari i shtetit thotë se ky ekip ka vizituar vendin edhe më herët dhe se e njëjta bëhet për të krijuar më pas të ashtuquajturën “lista e zezë” e SHBA-së.

Advertisement

“Edhe pas hutësi së madhe rreth atij ekipi, ai nuk është ekip hetimor, ata persona nuk janë juristë, ata nuk kanë pasur kontakte as me prokurorë as me gjykatës as me politikanë, janë diplomatë nga Departamenti i Shtetit. Kanë ardhur edhe më herët, do të vijnë edhe në të ardhmen. Ata mbledhin informacione në lidhje me atë se çfarë po ndodh gjyqësor dhe më pas në mënyrë autonome, të pavarur nga ne, e krijojnë të ashtuquajturën listë e zezë, ose lista e personave dhe entiteteve nën sanksione”, tha Pendarovski.

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u pyet për punën e këtij ekipi, por i njëjti tha se nuk ka pasur takim me ta dhe se nuk mund të komentojë punën e tyre.

“Nuk kam pasur takim me ta, nuk mund të ju them asnjë detal rreth punës së tyre”, tha Kovaçevski./tv21.tv

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.