Përdhunuesit në Burg” – Protesta kundër dhunës seksuale në Prishtinë

news
Advertisement

Qytetarë të shumtë po protestojnë këtë të mërkurë në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Advertisement

Protesta e cila ka nisur në orën 12:00 është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Kjo protestë po mbahet pasi një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona në Prishtinë.

Përmes këtij aktiviteti po kërkohet mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit dhe legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).

Protestuesit vazhdimisht po brohorasin “Boll më nuk durojmë”, “Pedofilët në burg”, “Poshtë patriarkati”, “Poshtë përdhunuesit”, “Përdhunuesit në burg”.

Ndërsa, në duar po mbajnë pankarta “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Çika e gra jemi bashkë krahë per krahë”, “Nuk ka dështuar nëna ka dështuar shteti”.

Po ashtu në duart e protestuesve po mbahen edhe fotografitë me emrat e pesë personave që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren.

Protestuesit kanë shkuar edhe në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, të Kuvendit dhe të Policisë së Kosovës ku kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe.

Më poshtë mund të shihni pamje nga protesta e sotme.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.