Persona me maska të zeza sulmojnë dy gazetarë në Veri

news
Advertisement

Dy gazetarë kosovarë janë sulmuar në Veri, nga persona të maskuar.

Advertisement

Sipas raportimit të kolegëve të Kallxo.com, (Video) dy gazetarë të këtij mediumi janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollë teknike në Mitrovicën e Veriut. Gjithashtu në drejtim të veturës janë hedhur mjete të forta dhe është goditur nga këta persona. Megjithatë gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.

Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë.

Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.