Po armatosej nga Serbia, kjo është banda që synonte destabilizimin në veri – kërkohet intervenim nga ndërkombëtarët!

news
Advertisement

Situata në veri të vendit, ka qenë e tensionuar muajt e fundit, pas provokimeve të vazhdueshme të Serbisë dhe serbëve të organizuar në grupe kriminale, në këtë pjesë të vendit tonë.
Krahas kësaj, ditë më parë shefi i EULEX-it z. Lars-Gunnar Wigemark e ka pranuar se në veri ka persona të armatosur mirë, që nuk janë nga veriu, me shumë gjasë nga Serbia.

Advertisement

Kjo po e konfirmon faktin se Beogradi vazhdon të instalojë politika të saj te serbët në Kosovë, madje edhe duke dhënë direktiva se si të veprojnë ndaj institucioneve të Kosovës.

“Ne kemi informacione se disa njerëz janë duke u armatosur. Situata është mjaft e tensionuar, dhe për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të gjithëve palëve, që të ruajnë qetësinë, dhe të mos përfitojnë në dëm të paqartësisë së kësaj situate. Dhe natyrisht e dimë që në veri të Kosovës ka grupe kriminale. Nuk duam asnjë situatë që mund të jetë e ngjashme me situatën e luftës, ne do t’i pengojmë këto provokime, dhe që të mos luajnë me zjarrin”, tha ndër të tjera shefi i EULEX-it.
Mirëpo, pavarësisht këtyre informacioneve dhe deklaratave askush nuk po e fajëson Serbinë për armatosjen e serbëve në veri.

Madje, ende nuk dihet dhe nuk ka informata se kush është prapa organizimit “Brigada e veriut”.

Shala: Serbia i furnizon, i trajnon, i mbështetë, por në publik distancohet në të gjitha format

Drizan Shala

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Fillimisht, ai tregoi përbërjen e “Brigadës së veriut” dhe qëllimin e saj, ku si synim ka shantazhimin e institucioneve ndërkombëtare.

“Brigada e veriut është një grup i përbërë nga: kriminelët, mercenarët si dhe strukturat paralele të Serbisë, etj.

Kjo “Brigadë” në vete ka elemente të cilat tentojnë që të shantazhojnë institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe politikës, por gjithashtu të Kosovës dhe që në fakt këta të fundit situatën e kanë nën monitorim të thellë në të gjitha dimensionet ekuivalente”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, Shala potencoi se armët serbët po i marrin nga grupet e kontrabandistëve, që si qëllim kanë destabilizimin e situatës në veri.

“Armët e presupozuara janë armë që kryesisht rrjedhjen e kanë nga grupet e kontrabandistëve, të cilët tentojnë që situata të përkeqësohet në favor të aktiviteteve të tyre kriminale dhe në dëm të shtrirjes së autoritetit të Kosovës në atë pjesë”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë tha se shteti serb po tenton të krijojë alibi për veprime politike.

“Pra, Serbia i furnizon, i trajnon, i mbështetë, por në publik distancohet në të gjitha format e tij dhe kështu tenton të krijojë alibi për veprime politike”, përfundoi Drizan Shala.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.