Po ktheheshin nga një festë ditëlindje, aksidenti tragjik u merr jetën 4 të rinjve në Itali

news
Advertisement

Katër të rinj , dy djem dhe dy vajza, kanë humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonin, Fiat Punto, ka dalë nga rruga. Viktimat ishin nga 17 deri në 22 vjeç.

Advertisement

Mësohet se ata kishin marrë pjesë në një festë ditëlindjeje dhe më pas ishin nisur me makinë për të shkuar në disko në San Sepolcro.

Viktimat janë dy vajza, 17 dhe 22 vjeç dhe dy djem, 20 dhe 21 vjeç. Të gjitha me origjinë nga Santa Maria Tiberina dhe Città di Castello. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë Tifernate, zjarrfikësit dhe personeli i 118. 4 të rinjtë mësohet se kishin humbur jetën në vend.

Ndër shkaqet e mundshme të daljes së makinës nga rruga është ajo e lagështisë së rrugës. Megjithatë hetimet vijojnë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.