“Populli u ofendua se Anisa është yll e bukur dhe s’vjen era djersë! Ku të gjejmë dhe ca si ajo!”

news
Advertisement

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pezulloi nga detyra dy ditë më parë nënkomisaren e Elbasanit Anisa Kostani. Ajo fyeu gazetarët me gjuhë banale dhe kërcënoi me jetë ata publikisht.

Advertisement

Opinioni publik u nda në dy pjesë, ku shumica e kritikuan dhe disa të tjerë mbajtën anën e Kostanit. Ndër personat e kategorisë së dytë bën pjesë edhe gazetari i Rilindjes Dritan Hila. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka shkruar se popullit ajo i ka bërë përshtypje se është e bukur. Ai shton se ajo nuk vjen era djersë, është yll e bukur dhe do ishte mirë të gjenim edhe disa police të tjera si ajo.

AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë.

Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë. Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë.

Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin. Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur”,-shkruan Hila ndër të tjera.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.