Portretet e ish kryetarëve të Shkupit, Arsovska i ka vendosur që të qëndrojnë mbi tualete

news
Advertisement

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska i largoi portretet e kryetarëve të deritanishëm të Shkupit, të cilat mbi 20 vite kanë qëndruar në sallën e takimeve afër kabinetit të saj, transmeton Almakos.

Advertisement

Disa muaj, pas marrjes së funksionit, Arsovska ka urdhëruar që portretet të largohen nga salla dhe të vendosen në korridorin ku janë tualetet dhe bifeja. Kështu, tani portretet e Petre Shilegov, Koce Trajanovski, Trifun Kostovski, Risto Penov, Jove Kekenovski, Goran Nikolovski dhe Milan Talevski tani qëndrojnë mbi tualetet, në korridorin ku nuk kalon Arsovska.

Qysh nga koha e Risto Penov, ndoshta edhe para saj, portretet e kryetarëve të deritanishëm kanë qëndruar në sallën e takimeve, e cila gjendet e lidhur direkt me zyrën e Kryetarit të Qytetit të Shkupit. Në këtë sallë, kryetarët mbajnë takime pune, pranojnë delegacione dhe mysafir. Njashtu, në sallën ku ishin deri më tani portretet prej më shumë se 20 vite të kryetarëve të deritanishëm janë mbajtur pres konferenca dhe brifinze me gazetar, pranime të medieve për vitin e ri dhe takime pune./Almakos/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.