Prezantohet iPhone 14, zbuloni risitë dhe sa kushton

news
Advertisement

Gjatë eventit të Apple ‘Far Out’ të mbajtur pasditen e sotme janë prezantuar modelet e reja të iPhone 14 dhe versionet Pro së bashku me AirPods Pro, Apple Watch Ultra dhe Watch Series 8. Për iPhone 14 janë prezantuar 4 versione 14, 14 Plus, Pro dhe Pro Max, të gjithë me bateri që zgjat ‘gjithë ditën’.

Advertisement

Shitjet e para do të nisin më 16 Shtator me një çmim fillestar prej 999$ për versionin e ri iPhone 14 Pro 1099 Dollarë për iPhone 14 Pro Max. Modelet e reja vijnë në 4 ngjyra si lejla e errët, ngjyrë ari, argjend dhe të zezë. I bërë për të rezistuar gjatë me material qeramike ndërthurur me çelik, rezistent ndaj ujit modelet e reja vijnë në dy përmasa ekranesh 6.1-inch modeli Pro dhe 6.7-inch Pro Max.

Risi tek modelet e reja është ‘ishulli dinamik’ që është një ndërthurje mes hardware dhe software për të shfaqur njoftimet, thirrjet e FaceTime dhe shumë funksione të tjera. Përmes këtij funksioni ju mund të bëni disa gjëra njëkohësisht në telefonin tuaj, ku përveç njoftimeve mund të kontrolloni muzikën, hartën apo aplikacione të tjera ndërkohë që jeni duke luajtur apo shkruajtur me miqtë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.