Pronari kamera të fshehtë në hotel/ Filmonte çiftet në momente intime, habit me deklaratën, ja çka thotë

news
Advertisement

Një rast i pazakontë është regjistruar në fshatin Kassandra në Halkidiki të Greqisë. Pronari i një hoteli, vendoste kamera të fshehta në dhomat e akomodimit dhe filmonte çiftet në momente intime. Ky rast është zbuluar në datën 29 shtator nga një çift i ri, të cilët teksa ishin në dhomën e hotelit, pikasën një kamera në prizë. Ditën tjetër, në datën 30 shtator, çifti e denoncoi rastin në polici.

Advertisement

Në një hetim të kryer nga autoritetet, u zbulua se të paktën dhjetë çifte të tjera ishin regjistruar vetëm në këtë dhomë, ndërsa kamerat ishin në të gjitha dhomat e hotelit. Sipas GRTimes.gr , pronari i hotelit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Ai ka deklaruar se po regjistronte momentet private të çifteve për përdorim personal.Pas kësaj dëshmie, ai është lënë më pas i lirë./Vizionplus

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *