Protesta kundër vendosjes së kryqit në Krushevë/ Banorët e Presillës: Është provokim, jemi të gjithë mysliman

news
Advertisement

Banorët e Presillës së Krushevës protestuan për të ndaluar vendosjen e kryqit 30 metra të lartë në fshatin e tyre. Ata e quajnë provokim pasi siç thonë të gjithë banorët në këtë fshat i përkasin fesë Islame. Kryqin janë përpjekur ta vendosin banorët e fshatrave përreth të cilët i takojnë komunitetit maqedonas.

Advertisement

“Në fshatin Presillë ku banojnë 100% shqiptarë dhe mysliman. Fshatrat fqinje janë përreth pothuajse janë të gjithë maqedonas dhe nuk patën zgjidhje që ta vendosin një kryq prej 30 metra, në ndonjë fshat prej tyre por e zgjodhën fshatin Presillë. Në Presillë ekziston kishë, është e vjetër nuk e di sa. Mirëpo vendosën ta rindërtojnë duke e përdorur edhe për manifestime. Filluan ta keqpërdorin atë mirësinë tonë që ne e kemi ruajtur kishën e tyre mos të dëmtohet, mos të vidhet.”- deklaroi Xhemail Fejzullahu, banor i fshatit Presillë

Ky është vendi ku u planifikua të vendoset kryqi, pa leje nga institucionet përkatëse.
Nga Komuna e Krushevës thonë se tani për tani është ndërprerë procedurat e vendosjes së kryqit, për të parë nëse do të jepet leje nga kompetentët.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.