Pse ky tipar në fytyrën e burrave është kaq tërheqës për gratë?

news
Advertisement

Shkenca e tërheqjes është komplekse dhe e vështirë për t’u parashikuar, pasi çfarë është tërheqëse për dikë, s’është për një tjetër. Dikush tërhiqet nga sensi i humorit, nga zëri, nga mënyra e shikimit apo thjesht nga vetëbesimi që transmetohet, por ka disa cilësi që në veçanti janë tërheqëse për një pjesë të mirë të grave.

Advertisement

Specifikisht, në fytyrën e një burri një tipar shumë tërheqës për gratë janë shenjat. Sado e çuditshme të tingëllojë, një burrë me një shenjë në fytyrën e tij, do t’i intrigojë dhe t’i bëjë më të interesuara sesa dikush tjetër që ka çdo tipar perfekt. Po pse burrat bëhen më tërheqës për syrin nëse kanë shenja?

1. Shenjat e fytyrës janë një shenjë fuqie dhe trimërie Më herët, në kulturën perëndimore shenjat e fytyrës konsideroheshin jo tërheqëse, e ndërsa në kulturat e tjera perceptoheshin si shenjë pjekurie dhe kurajoje. Gjithsesi, studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se burrat që kanë shenja në fytyrë janë më tërheqës për gratë, pasi lidhen në mënyrë të pavetëdijshme me fuqinë dhe shëndetin.

2. Burrat që kanë shenja tek mjekra, shumë të famshëm për flirte të shkurtra Ata janë shumë interesantë për sytë e grave. Duken shumë mashkullorë dhe të japin idenë se marrin përsipër çdo lloj sfide që ju del para. Në fakt, ka rezultuar se të tillë burra janë më të prirur të kenë flirte dhe romanca të shkurtra krahasuar me ata që nuk kanë shenja në fytyrë, pasi konsiderohen si më të kujdesshëm, të sjellshëm dhe të duhur për jetë martesore.

3. Shenjat, përfaqësojnë imazhin e djalit të keq dhe kjo është reflektuar dhe bërë e famshme në seriale/filma Ekrani i madh i ka bërë djemtë e këqinj shumë tërheqës për vajzat, duke e lidhur rrezikun me adrenalinën, pasionin dhe aventurën. Thënë këtë, një fytyrë burri me shenjë lidhet me të tilla karakteristika dhe që janë tërheqëse për vajzat, qoftë edhe për pak kohë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.