Publikohen pamjet e atentatit ndaj “Gucci”-t të TikTok-ut, momenti kur autori qëllon (kujdes pamje të rënda)

News

Pamje të reja tronditëse janë publikuar nga atentati ndaj Fabion Kuçit, i njohur në rrjetin social TikTok me pseudonimin “Gucci”, i cili u plagos pak ditë më parë në një lokal në qytetin e Durrësit.

Siç shihet në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, Fabion Kuçi ndodhej brenda ambientit të lokalit kur një person i armatosur hyn me shpejtësi dhe i drejton armën nga afër. Në momentet e panikut, Kuçi tenton të fshihet pas një personi tjetër që ndodhej pranë tij, ndërsa autori vazhdon të afrohet duke mbajtur armën të drejtuar.

LAJME TË FUNDIT E PAPRITUR/ Erion Veliaj del nga burgu më 31 tetor, zbulohet arsyeja
Pamjet tregojnë qartë kaosin dhe frikën e krijuar në lokal, ndërsa klientët përpiqen të largohen. Pas plagosjes, autori largohet nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri transportohet me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa po analizohen pamjet filmike për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet motivi zyrtar i atentatit, por pista kryesore lidhet me konfliktet e mëparshme të viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *