Pushuesit braktisin plazhin e Potamit, kukulla pret në breg 7-vjeçaren e vrarë nga polici

news
Advertisement

Duhet të ishin ditë të lumtura për tu mbajtur mend, por ajo e djeshme u kthye në tragjedi për familjen Avdia në plazhin e Potamit në Himarë.
Një skaf i fuqishëm që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të kësaj bashkie, Arjan Tase, përplasi vajzën 7-vjeçare të familjes duke i marrë jetën në vend.

Advertisement

Sot është ditë zie në familjen Avdia, teksa kanë hapur dyer e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes së tyre. Në banesën e familjes në Tiranë, ka pllakosur zia, ndërsa rreth orës 15:00 pritet që vogëlushja të prehet në banesën e fundit.

Familja Avdia ardhur në Shqipëri për pushime, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Ata zgjodhën plazhin e Potamit në Himar për të kaluar ditët e nxehta të Gushtit, por fatkeqësia i goditi duke lënë një traumë të madhe edhe në opinionin publik.

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut./abcnews.al/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.