Putin i dhuron vodkë Berlusconi-t, KE thotë se u shkelën sanksionet

news
Advertisement

Njëzet shishe vodka të dërguara nga presidenti rus Vladimir Putin për politikanin italian Silvio Berlusconi shkelin sanksionet evropiane të vendosura për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi Komisioni Evropian.

Advertisement

Ish-kryeministri Berlusconi, partia e të cilit Forza Italia do të jetë pjesë e qeverisë së re të koalicionit, ndezi polemika këtë javë duke thënë se ai ishte përsëri në kontakt me Putin.

“Për datëlindjen time, ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të bukur,” u tha Berlusconi (86) ligjvënësve të tij, sipas një regjistrimi audio të transmetuar nga agjencia e lajmeve LaPresse.

Sanksionet evropiane të vendosura në prill, përfshijnë ndalimin e importit të alkoolit rus, përfshirë vodkën, tha KE, duke shtuar se nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për dhuratat.

Por i takon shteteve anëtare të zbatojnë këto sanksione dhe nuk dihet nëse autoritetet italiane do të ndërmarrin ndonjë masë në këtë drejtim.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.