Putinit po i “shterojnë” ushtarët, Rusia rekruton vullnetarë për luftën në Ukrainë, ja sa është paga mujore!

news
Advertisement

Ushtria ruse, e cila është në kërkim të ushtarëve me kontratë për të marrë pjesë në atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, po rekruton vullnetarë civilë, duke u premtuar një pagë prej 3,000 dollarëve në muaj.

Advertisement

As Rusia dhe as Ukraina nuk bëjnë të ditura shifrat nga humbjet e regjistruara nga forcat e tyre ushtarake, të cilat inteligjenca perëndimore vlerëson se numërohen në dhjetëra mijëra nga të dyja palët.

Moska nuk e ka përditësuar numrin zyrtar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur njoftoi 1,351 ushtarë rusë të vrarë dhe 3,825 të plagosur. Por nisma e rekrutimit tregon se Moska ka nevojë për më shumë ushtri.

Një oficer rus ka thënë se rusët dhe të huajt, të moshave 18 deri në 60 vjeç, me të paktën një diplomë të shkollës së mesme konsiderohen të pranueshëm për ushtrinë ruse.

“Qytetarët me ndjenjë patriotike zgjedhin të nënshkruajnë kontrata për tre apo gjashtë muaj për të marrë pjesë në këtë operacion special ushtarak”, thotë majori Sergei Ardashev, duke premtuar stërvitje për të gjithë.

Paga më e ulët mujore e ofruar është 2,700 dollarë (2,695 €), pothuajse tre herë më e lartë se paga mesatare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.