Qëndronte e fshehur prej disa muajsh, del nga ‘strofkulla’ e dashura e Putinit, i habit të gjithë me lukun e ri

news
Advertisement

Kabayeva shfaqet relativisht rrallë në publik, ku këtë vit ajo u pa vetëm disa herë në ngjarje zyrtare, por të shtunën ajo shkoi në Soçi për të hapur një qendër të re për gjimnastikë.

Advertisement

39-vjeçarja nuk donte të diskutonte për luftën në Ukrainë, as nuk iu përgjigj pyetjeve rreth Putinit, por foli ekskluzivisht me kolegët gjimnastësh. “Kur merresha me gjimnastikë dhe sport, as që mund të ëndërroja për kushtet që ekzistojnë sot në këtë qendër. Por jeta na tregon se e pamundura është e mundur. Dhe Rusia është një vend me mundësi të mëdha”, tha ajo.

Mediat u interesuan edhe për pamjen e Alinës – prej muajsh spekulohet se si ajo ashtu edhe Putini iu nënshtruan disa operacioneve plastike për të rinovuar dhe shtrënguar fytyrat e tyre. Gruaja ruse me të vërtetë duket dukshëm ndryshe në krahasim me vitet e saj të mëparshme – mollëzat e saj janë më të plota, buzët e saj janë më të mëdha dhe nuk ka asnjë rrudhë në fytyrën e saj, edhe pse është në një moshë kur kjo është e pamundur.

Mediat shtetërore të Moskës nuk lejohen të shkruajnë për lidhjen e dashurisë 15-vjeçare mes Alinës dhe Putinit, si dhe për dy fëmijët që dyshohet se ka çifti. Kujtojmë se në shtator të këtij viti, mediat e huaja raportuan se gjimnastja dyshohet se ka kryer një abort kur ishte tashmë në javën e 20-të shtatzënë dhe me insistimin e Putinit, shkruan “Daily Mail”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.