Qytetarët e konsiderojnë të pamjaftueshme ndihmën e shtetit

news
Advertisement

“S’ka qeveri, s’ka shtet që mendon për popullin. Nuk janë të mjaftueshme këto mjete. Çka të paguajmë më parë, rrymën apo një thes miell ta çoj në shtëpi?! E detyroj gruan të gatuajë në këtë moshë, pasi buka është bërë e shtrenjtë, gatuajmë dhe tre ditë e hamë atë bukë – krizë, s’kemi çka bëjmë. Më parë me 3 mijë denarë (50 euro) blija të paktën vajin, miellin dhe sheqerin për një muaj, tani për të njëtat gjëra më duhen pesë mijë denarë (80 euro)”, thotë Ibishi.

Advertisement

Sikurse Minir Ibishi, në Maqedoninë e Veriut janë edhe 66 mijë pensionistë me pension të ulët, të cilët do të përfitojnë ndihmën prej 25 eurosh gjatë katër muajve të ardhshëm.

Ndryshe, në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave shpenzimet për jetesë gjatë shtatorit krahasuar me po të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur për 18.7 për qind.

Produktet ushqimore janë shtrenjtuar për 30 për qind, kurse buka dhe vaji kushtojnë dyfish më shumë sesa vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, Zdravko Savevski, nga Institutit për Shkenca Humane dhe Shoqërore, masat e Qeverisë i cilëson si “ndihmë e parë” në gjendje emergjente.

“Këto masa nuk duhet kuptuar vetëm si shuarje zjarri, por edhe si reagim ndaj uljes së inflacionit që ka goditur kategorinë e ndjeshme të qytetarëve”, thotë Saveski.

Ai thekson se krahas këtyre masave, Qeveria maqedonase duhet të parandalojë dhe rritjen e çmimeve jo vetëm përmes kufizimit të marzhës, por edhe ndryshimit të politikave tatimore.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas miratimit të dielën të masave anti-krizë, tha se prioritet i Qeverisë që drejton mbetet mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive.

Por, për liderin e opozitës maqedonase, Hristian Mickoski, masat e Qeverisë aspak nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve pasi nuk ofrojnë zgjidhje sistemore./REL

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.