Ronaldo: Miliona nëna më urrejnë shkaku i flokëve, ju kërkoj falje!

news
Advertisement

Ronaldo De Lima pati një karrierë të madhe, e cila u kurorëzua në vitin 2002 në Kupën e Botës në Japoni dhe Korenë e Jugut. Më pas, me tetë gola, pas disa lëndimeve brutale në gju dhe operacioneve, ai udhëhoqi Brazilin drejt titullit të pestë.Në prag të ndeshjes gjysmëfinale me Turqinë, Ronaldo tronditi botën me një model flokësh të paparë më parë. Ai ishte tullac, përveç pjesës së përparme të kokës, ku la një pjesë të vogël flokësh, për ‘tmerrin’ e të gjithë futbolldashësve në mbarë botën, përcjell GazetaBlic Sport. Në një intervistë për televizionin britanik, lojtari ka kujtuar episodin kur nëna e tij e ka telefonuar teksa po kthehej me avion në Brazil. Më pas ajo e pyeti se çfarë bëri duke i prerë kështu flokët dhe nuk e përmendi as që djali i saj kishte fituar trofeun më të madh të futbollit.
“Po, ajo e urrente atë stil flokësh. Jo vetëm ajo, miliona nëna në mbarë botën më urrenin dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite sepse të gjithë i kanë prerë kështu flokët. I kërkoj falje të gjithë nënave, më vjen shumë keq”, tha futbollisti legjendar./Blic

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *