“Rreziku” Shemi ende nuk ka përfunduar: Po nisem për “Sunny Hill”, do të këndoj për Adem Jasharin

news
Advertisement

Parku Gërmia në kryeqytet është ndezur nga performancat e shumta që yjet botërorë dhe artistët vendas sollën para një turme të madhe të njerëzve.

Advertisement

Por, përveç të ftuarve, ka pasur edhe prej atyre këngëtarëve që kanë tentuar të hipin në skenë për të performuar, ani pse s’kanë të kontraktuar për ta bërë një gjë të tillë.

Shemi nga grupi “Ilirët” përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur se është zotuar që do këndojë këngën “Xhamadani vija-vija” përkundër se Dukagjin Lipa, organizator i festivalit ka thënë që nuk do lejohet ngjitja në skenë.

Shemi për Gazetën Nacionale ka thënë se tani do të niset për Sunny Hill për ta provuar edhe një herë.

“Veç nëse më bllokojnë hermetikisht se sot do të këndoj. Qetash po nisna, edhe sot do ta provojë. E di që edhe sot do të ma bëjnë. Në fëmijë kam ba be që do këndoj”, tha këngëtari Shemi.

Por ai jep edhe një arsye se përse mbrëmë iu pamundësua këndimi në këtë festival.

E kanë marrë që po du me zor me shku me këndu. Unë me vitet e mia, karrierën time. Me mijëra koncerte. Unë i kam thanë Dugit, pasha dy fëmijët pa e këndua xhamadanin se la. Ai më ka thanë ‘Pasha tre fëmijët s’e ke këndua”. Me më hek mu për mos me këndua dem Jasharin, unë u revoltova. Pse mos me u këndua, kur e kemi në rok version. A ta merr mendja që unë shkoj me zor diku me këndu. Unë jam revoltu, e kam thanë pa e këndu nuk e la“, thotë ai për Nacionalen.

Shemsi Krasniqi përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook tha se do të këndoj këngën për Adem Jasharin dhe se stafi i Dugagjin Lipës është i gjithi me serbë.

“Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie”, shkroi ai.

Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty.

Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.