Advertisement
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik 2022 është rritur për 8,9 për qind në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa në raport me dhjetorin 2021 shënon rritje prej 7,2 për qind.
Advertisement
Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2022 është rritur për 4,2 për qind në raport me muajin e kaluar.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur tek grupet Ushqim për 6,4 për qind dhe Bujtje për 0,2 për qind.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2022 në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar është rritur për 15,9 për qind.
Advertisement