Serbia siguroi një miliardë dollarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe me tre për qind interes, Vuçiç – “praktikisht një dhuratë”

news
Advertisement

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës Beogradi do të marrë një miliard dollarë në kushte jashtëzakonisht të favorshme, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Advertisement

Vuçiq, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha për TV Pink se sipas asaj marrëveshjeje, Serbia merr një miliard dollarë “në kushte të pabesueshme”, dhe konsideroi se kjo ishte “praktikisht një dhuratë”.

Tashmë në janar janë detyrimet nga kreditë e vjetra që duhet të kthejmë, tani me aftësinë paguese që kemi sigurojmë likuiditet të plotë”, tha ai.

Ai shtoi se ishte një ndihmë e madhe dhe do të kursente shumë para.

Vuçiq, i cili po viziton Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të kreut të atij vendi, Sheikh Muhamed bin Zayed, kujtoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e dhënë.

Sipas tij, sa herë që është e vështirë, Serbia mund të mbështetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai tha se Serbia do të marrë mbështetje financiare me gjysmën e normës së interesit me të cilën marrin hua vendet perëndimore dhe kjo, siç tha ai, është një mbështetje e madhe për buxhetin dhe financat e brendshme.

Ai shtoi se anëtarët e BE-së, si Hungaria dhe Rumania, marrin hua me një normë interesi prej gjashtë përqind.

Ai shprehu pritjen se Serbia do të arrijë një marrëveshje “standby” me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe se atje do të ofrojë mbështetje shtesë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.