Sërish bëhet virale videoja e Rihannas nga Kampionati Botëror, pasi ngatërrohet me influencuesen që ngjan me të

news
Advertisement

Rihanna është bërë sërish virale këtë javë në internet – edhe pse jo për arsyen për të cilën kanë raportuar mediat.

Advertisement

Një influencuese braziliane ka kohë është bërë hit në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së madhe me Rihannan. Emri i saj është Priscila Beatrice dhe i ngjan shumë yllit të famshëm të muzikës.

Ajo ka mbi një milion ndjekës në Instagram dhe mbi 3.5 milionë të tjerë e përcjellin në TikTok. Këto ditë në Twitter, por edhe në disa prej mediave të rëndësishme sportive botërore, ka qarkulluar një video në të cilën këngëtarja e famshme është identifikuar gabimisht sikur të ishte Priscila.

Në bazë të raportimeve thuhej se braziliania ndodhet në Katar për ta mbështetur përfaqësuesen e saj në Kampionatin Botëror dhe se është xhiruar në tribuna me një ngjashmëri të pabesueshme me këngëtaren nga Barbadosi.

Porse, në fakt, në video ndodhet vet Rihanna dhe ai xhirim është realizuar në vitin 2014 në Rio de Janeiro gjatë Kampionatit Botëror në Brazil, në finalen në Estadio Maracana ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës.

Videoja e rishpërndarë ka marrë miliona shikime, ndërsa në të këngëtarja e kishte të vizatuar në qafë flamurin e Brazilit dhe e kishte shkruar emrin e Peles në fytyrë.

E vërteta është se as Rihanna e as Beatrice nuk ndodhen në Katar këtë javë. Influencuesja gjenden në Sao Paulo duke xhiruar një videoklip jozyrtar për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

 

https://www.instagram.com/reel/Ckn63o4NmiV/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Essa música parece tão linda , a tradução hahaha #foryou

♬ Woo Rihanna – traduçõesッ

https://vm.tiktok.com/ZMF9MdEJf/

 

 

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.