Shembet statuja e Lirisë në Guaíba të Brazilit pas erërave të forta (VIDEO)

News

Statuja e Lirisë, e vendosur në qytetin Guaíba të Brazilit, u shemb plotësisht pasditen e së hënës si pasojë e erërave të forta që përfshinë zonën.

Sipas autoriteteve vendase, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar dhe as për dëme ndaj pronave përreth. Menjëherë pas ngjarjes, zona u rrethua për arsye sigurie, ndërsa ekipet e emergjencës nisën ndërhyrjen për pastrimin dhe vlerësimin e situatës.

video –

Struktura e përgjithshme e monumentit kishte një lartësi prej rreth 35 metrash, përfshirë bazamentin dhe skulpturën. Pjesa që u shemb ishte vetë statuja, e cila kishte një lartësi prej 24 metrash.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të incidentit dhe pritet të vlerësohet gjendja e bazamentit si dhe mundësia e restaurimit të monumentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *