Sherr në autobus, plas grushti mes pasagjerit dhe shoferit (Video)

news
Advertisement

Një pasagjer dhe një shofer autobusi janë filmuar duke u zënë me njëri-tjetrin në Selanik.

Advertisement

Pasagjeri ka hyrë në autobus pa maskë dhe kur shoferi i ka kërkuar ta vendosë, ai i inatosur është ngritur, ka shkuar drejt shoferit dhe e ka goditur.

Pasagjeri madje edhe e kërcënoi shoferin. Pjesa tjetër e pasagjerëve e panë situatën me frikë dhe shumë prej tyre vazhdimisht i kërkuan shoferit të hapte dyert në mënyrë që ata të mund të zbrisnin. Sipas dëshmive të tyre, pasagjeri është sjellë në mënyrë të çuditshme edhe para se të sulmonte shoferin.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.