Advertisement
Një super jaht me vlerë 24 milionë euro është përfshirë nga flakët në ishullin Formentera në Detin Mesdhe.
Në pronësi të një shefi kompanie me vlerë 400 milion paund jahti është përfshirë nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll.
Anija 45 metra e gjatë u shkrumbua nnga zjarri pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit mesdhetar të Formentera, vetëm një muaj pasi iu dorëzua pronarit të saj.
Sipas mediave të huaja, mësohet se fatmirësisht ekuipazhi dhe turistët kanë arritur të shpëtohen dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në bord ishin 7 anëtarë të ekuipazhit dhe 9 pasagjerë.
Advertisement
Advertisement