Shoferët që bllokuan Shkupin kërkojnë hallallëk prej qytetarëve. Neser e lirojmë

news
Advertisement

Transpotuesit publik të cilët për disa ditë kanë bllokuar qytetin e Shkupit, nga neser do ta lirojnë qytetin dhe do ta bllokojnë Komunën e Qytetit të Shkupit, shkruan monitor.mk. Në një letër të dërguar në faqen Duam Çair të Pastër ata kanë kërkuar hallallëk nga qytetarët se i kanë penguar në nevojat e tyre, por kanë thënë se kanë qenë të detyruar që ta bëjnë këtë për shkak të mosrealizimit të detyrimeve të Qytetit të Shkupit ndaj tyre.

Advertisement

“Me kërkesë të banorëve të SHKUPIT per lehtsimin e tyre prej nesër do ti lirojmë udhëkryqet dhe do ti dergojme autobuset te qyteti shkupit jau bajm hallall krejtve qka atyne qka na kan shah e na kan ofendu qka o ma keq,e i faleminderojm ata qe na kan kuptu e na kan perkrahë,jemi kan te detyrum me dal ne rrugë e me flejt natën ne autobus ne kto temperatura te ulta, nuk jemi tu pas qka me qu ne shpi fmit po na kerkojn,kemi dal me lyp hakin tonë punen qka e kemi ba kurxha ma tepër.(Naj bani hallall)” thuhet në letrën e transportiesve./monitor.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.