Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së ka reaguar ashpër duke hedhur akuza kundrejt qeverisë në detyrë, teksa i etiketoi si “vrasës së shpresës e të ardhmes se këtij vendi”, raportoj GazetaDemos.
Ky reagim i saj vjen pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u lajmëruan nga Shqipëria teksa i uruan shqiptarët për 28, 29 nëntor, gjetën rastin t’i bëjnë thirrje mërgimtarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Musliu vlerëson se VV-ja është parti shkatërruese, e teksa edhe e akuzon se po i përgjërohen mërgatës për mbështetje në këto zgjedhje.
“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mergatës për shpëtim.
Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mergatën, as Kosovën, as Shqipërinë. Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës e të ardhmes se këtij vendi”, ka shkruar ajo.