Shqiptari zgjedh vjehrrën para nënës: Bëj gjithçka për të

news
Advertisement

Nëse do ju duhej të zgjidhnit përdorimin e vetëm një prej këtyre pajisjeve, do të ishte tharësja që than flokët mamaja apo rezistenca ku ngroh këmbët vjehrra?

Advertisement

Nasi, një telefonues nga Skrapari habit Aldon dhe gazetaret me përgjigjen e tij. Ai thotë se vjehrra është gjithçka për të sepse i ka dhënë jetë bashkëshortes së tij.

Nasi: Sepse është shumë e vështirë zgjedhja.

Aldo: Po tani, drejt kësaj po shkojmë plako, do kursejmë apo jo?

Nasi: Po mirë, do kursejmë, unë do përdorja rezistencën për vjehrrën.

Aldo: Vërtet e ke?

Nasi: Po, sepse të tërë ata burra që thonë “jo, unë vjehrrën s’e dua, tërrci-vërrci”, janë të tërë mashtruesa. Vjehrrat janë krijesat më të mira në këtë botë.

Aldo: E para, nuk ka burrë që thotë nuk e dua vjehrrën pa pasur një shkak.

Nasi: Ashtu thonë të tërë ata. Unë e kam nga eksperienca ime miku im.

Aldo: Që do të thotë?

Nasi: Që do të thotë unë për vjehrrën bëj gjithçka. Nuk dua që të vuajë.

Aldo: Po tani zgjedhja është mes vjehrrës dhe mamasë. Zgjidh.

Nasi: Vjehrrën.

Aldo: Seriozisht e ke?

Nasi: Po, seriozisht. Të betohem. Ajo ka bërë krijesën më të dashur të jetës time.

Albana Çaushaj: Po ajo tjetra të ka bërë ty ndërkohë.

Nasi: Po mirë, më ka bërë nga rastësia.

Megi Latifi: Po mirë edhe ajo nga rastësia qenka bërë atëherë, nusja juaj.

Nasi: Po më ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme vjehrra mua. Pse mos të kujdesem për vjehrrën?

Krejt papritur, Nasi bën me dije se vjehrra e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sapo Aldo e pyet se çfarë problemi ka, ai shpërthen në të qara dhe mbyll videothirrjen

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.