Si ndikojnë trotinetet elektrikë në mjedis?

news
Advertisement

Trotinetet elektrikë kanë “pushtuar” shumë qytete në gjithë Evropën.

Advertisement

Sipas përdoruesve, ata janë të lirë, të shpejtë, të këndshëm, praktikë dhe sigurisht elektrikë. Por a janë vërtet të mirë për mjedisin?

Një studim i kryer në Paris tregoi se me 0.6 kilogramë CO2 për dhjetë kilometra, trotinetet elektrikë lëshojnë 6herë më shumë dioksid karboni se metroja.

Autorja e raportit Anne de Bortoli, Drejtuese e Kërkimit të Neutralitetit të Karbonit në Politeknikën e Montrealit, nxjerr një përfundim disi negativ mbi ndikimin e trotinetëve.

Një gjë është e sigurt, biznesi i tyre po ecën mirë në Evropë me të ardhurat që pritet të rriten çdo vit me rreth 15 për qind deri në vitin 2026. Por do të ndihmojë vërtet në uljen e ndotjes së transportit?

Kjo do të varet kryesisht nga përpjekjet e bëra nga kompanitë e përfshira.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.