Skandaloze, dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush

news
Advertisement

Rasti i rëndë i 11 vjeçares që tronditi vendin tash e katër ditë, pasi pesë persona e dhunuan seksualisht për 7 orë rresht, ka alarmuar institucionet dhe të gjithë qytetarët. Ndonëse të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, njëjtë nuk kishte ndodhur edhe para dy muajve.

Advertisement

Prej burimeve të sigurta brenda policisë, Periskopika raportuar sse viktima e njëjtë ishte abuzuar seksualisht edhe në fund të qershorit të vitit 2022 nga gjashtë persona.

Rasti tragjik i 11 vjeçares (emër i njohur për redaksinë) nuk ka nisur  në natën e 27 gushtit, pra të shtunën e javës së kaluar. Siç mëson Periskopi, e dëmtuara ishte keqpërdorur seksualisht e kishte qenë viktimë e trafikimit  me qenie njerëzore, madje nga persona të ndryshëm të moshës madhore.

Periskopi ka parë raportin policor të rastit të mëhershëm në qershor, kur edhe 11 vjeçarja për herë të parë ishte bërë e njohur për policinë si viktimë. Në natën e 21 qershorit, viktima ishte takuar me një person të moshës madhore në një kafene të lagjes ku jeton në Prishtinë (lokacion i njohur për redaksinë) dhe nga aty kishin vazhduar në një motel në rrethinë. Sipas deklaratës së të miturës, detaje prej të cilës ka siguruar Periskopi, në motel kishte shkuar edhe një person tjetër. Pastaj, të dy e kishin dorëzuar tek persona tjerë. Pra në total, dyshohet se viktima është keqpërdorur seksualisht nga gjashtë persona të moshës madhore brenda natës. Abuzimi dyshohet të ketë ndodhur në lokacione si Prishtinë, Orlloviq e Fushë Kosovë.

Fillimisht, e dëmtuara ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Të nesërmen, krejt në orët e para të mëngjesit, viktima ishte lënë nga të dyshuarit në një rrugë jo shumë larg shtëpisë së saj në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Periskopi mëson se nuk ishte arrestuar asnjë person, ndonëse njërin prej tyre e kishin identifikuar qysh në fillim. Madje, as dëshmitarët e rastit nuk ishin ftuar për intervistim.

Në raportin e rastit, thuhet se e dëmtuara ishte dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, e pastaj, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, ishte  dërguar në strehimore. Megjithatë, mediumi mëson se vullneti i prindërve por edhe i vajzës ishte që të kthehej në shtëpi. Rasti vlerësohet të jetë ende nën hetime.

Ekrem Rexhepi, nuk është emër i panjohur për organet e rendit. Ai ka disa raste në procedurë gjyqësore për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ndërsa ka të përfunduara gjithsej pesë raste, ku në dy prej tyre, u hodh poshtë aktakuza.

Gjajtë ditës së djeshme, është drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti që dha dorëheqje, po ashtu edhe drejtori për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Si shenjë revolte e thirrje ndaj institucioneve, sot u organizua një protestë e madhe në sheshin e Prishtinës, ku kishte edhe fytyra publike e shumë qytetarë. /Periskopi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.