Skënderbeu nga nëna është bullgar, në Kosovë ka shumë bullgar thotë Xhambaski

news
Advertisement

Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski publikoi një video të regjistruar para monumentit të Skënderbeut në qendër të Prishtinës, në të cilën ai shpjegon se Gjeorgj Kastrioti Skënderbeu “është bullgar nga nëna” dhe se ka shumë “bashkatdhetarë dhe bullgarë të ngjashëm me të” në Kosovë.

Advertisement

Xhambaski thotë se synimi i tij është që bullgarët të njihen si pakicë kombëtare në Kosovë.

Bullgaria kërkon një pakicë kombëtare bullgare edhe në Shqipëri.

Duke ushtruar presion mbi Tiranën për të nisur negociatat me BE-në, Sofja arriti të bënte që bullgarët të njiheshin si minoritet dhe të futeshin si kolonë në regjistrimin e ardhshëm në Shqipëri.

Për këtë reagojnë maqedonasit nga Shqipëria dhe ankohen se Sofja po bën një fushatë mes popullatës maqedonase në Shqipëri, me financa, pasaporta dhe mjete të tjera, për të tërhequr sa më shumë prej tyre që të deklarohen si bullgarë.

Rreth 60,000 goranë jetojnë në Kosovë, një nëngrup etnik i maqedonasve etnikë me besim mysliman, të cilët ndoshta janë objektivi i radhës i propagandës bullgare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.