Sot bëhen 25 vjet nga vdekja e Nënë Terezës/Në Shkup prezantohet dokumentacioni arkivor për jetën e familjes Bojxhiu

news
Advertisement

Humanistja shqiptare ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në Kalkutë të Indisë.

Advertisement

6 vjet më parë, në 2016 Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shën Tereza.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Sot, në Muzeun e Luftës së Maqedonisë në mesditë në një manifestim solemn do të hapet ekspozita “Misionarja e mëshirës – kujtimet e Nënës Terezë në Arkivin e Shtetit”, të cilën e përgatiti Arkivi Shtetëror.

Përmes ekspozitës, Arkivi Shtetëror përfshihet në përkujtimin e 25 vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë dhe do t’i prezantojë publikut për herë të parë dokumentacionin arkivor për jetën e familjes Bojxhiu deri në vitin 1934 dhe për vizitat e saj në Shkup.

Në këtë aktivitet do të shfaqen edhe video për shenjtoren Nënë Terezë. Ekspozita është e hapur për publikun dhe do të zgjasë deri më 13 shtator.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.