Spahiu: Vrasjet në Kosovë po i nxisin prokurorët

news
Advertisement

Gazetari Nexhmedin Spahiu ka thënë se vrasjet në Kosovë po i nxisin prokurorët, shkruan Syri.net Kosova.

Advertisement

Spahiu theksoi se në studio televizive u bë kërcënim për vrasje dhe prokurorët i futën ‘veshët në lesh’. Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se gruaja shtatëzënë e vrarë mbrëmë në QKUK, kishte urdhër mbrojtje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, urdhri mbrojtës ishte në fuqi deri në muajin mars 2023.

Postimi i plotë:

Vrasjet në Kosovë po I nxisin prokurorët.
Një natë para vrasjes makabre të gruas shtatzënë në oborrin e spitalit, një enverist tha në një studio televizive se po t’ishte në pushtet do t’i kishte vrarë 5 mijë veta në mes të Prishtinës, nga të cilët të parin simbolin e lirisë Halil Matoshin. Në një shoqëri normale brenda gjysmë ore do të kishim dëgjuar lajmin e arrestimit të enveristit në fjalë për nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Por në Kosovë, prokurorët fusin veshët në lesh. Dhe pastaj çuditemi pse ndodhë vrasja të nesërmen.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *