Studimi i ri, sa më i bollshëm mëngjesi aq më shumë kilogramë mund të rrëzoni

news
Advertisement

BBC shkruan se shkencëtarët kontrolluan saktësisht vaktet e njerëzve për të krahasuar ndikimin e një mëngjesi të bollshem ose një darke me racione të medha.

Advertisement

Ekipi i Universitetit të Aberdeen zbuloi se njerëzit digjnin të njëjtat kalori kurdo herë që konsumonin vaktin e tyre më të bollshem gjatë ditës.

Por oreksi ishte dukshëm më i vogël pas mëngjeseve të bollshme, gjë që mund ta bënte më të lehtë ndjekjen e një diete.

Studiuesit po hulumtonin se si ushqimi që hamë ndikohet nga ritmet e orës së brendshme të trupit tonë. Një ide është se mbrëmja është një kohë e keqe për të ngrënë, sepse ora e trupit e zhvendos metabolizmin tonë drejt gjumit.

Rezultatet, të publikuara në revistën Cell Metabolism, zbuluan se koha e ngrënies e një vakti të madh nuk kishte asnjë ndryshim në numrin e kalorive të djegura, në shkallën metabolike të njerëzve në kohen e pushimit ose sasinë e peshës që humbën.

Dallimi kryesor ishte tek nivelet e oreksit ose urisë, të cilat “shtypen” nga ngrenia e nje mëngjesi te madh.

“Nëse mund ta filloni ditën tuaj me një mëngjes të shëndetshëm të bollshem, ka më shumë gjasa të ruani nivelet e aktivitetit fizik dhe të ruani atë kontroll mbi oreksin për pjesën e mbetur të ditës”, thanë shkencetaret.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.