Sulmi në një xhami, dhjetra persona të vr.arë

news
Advertisement

18 persona kanë mbetur të vrarë në një shpërthim jashtë një xhamie në qytetin e Heratit.

Advertisement

Në mesin e të vrarëve është edhe një klerik kryesor pro-taliban, Mujib Rahman Ansari, i cili vdiq bashkë më vëllanë e tij, anëtarë të sigurisë dhe civilë të mbledhur për lutje.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron pas sulmit, të cilin talebanët e denoncuan si “të keq” dhe “frikacak”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Vrasja është e fundit në një varg vrasjesh të figurave të shquara pro-talebane në vend.

Sipas policisë, Ansari po mbërrinte në xhaminë Gazargah për të kryer lutjet e drekës të së premtes, kur një kamikaz i puthi dorën klerikut dhe shpërtheu një mjet shpërthyes.

Zyrtarët lokalë thonë se të paktën 23 persona u plagosën në sulm, por raportimet lokale shkruajnë se shifra totale e viktimave mund të jetë dukshëm më e lartë.

“Fatkeqësisht, dijetari popullor fetar i vendit Mawlawi Mujib Rahman Ansari është martirizuar në një sulm frikacak gjatë lutjeve të së premtes në Herat,” shkroi një zëdhënës i talebanëve në Twitter.

Kleriku ishte i njohur në Afganistan për mbështetjen e tij ndaj sundimit të talebanëve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.