Sulmohet një shofer i autobusit në Shkup

news
Advertisement

Një shofer i autobusit në Shkup dje është sulmuar fizikisht me gjësend të fortë nga një person, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, njofton MPB. Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në stacionin e autobusit në territorin e Qendrës, ndërsa është lajmëruar nga shoferi V.D. (42).

Advertisement

“Me datë 31.08.2022 në ora 18.50 në Stacionin policor Qendër V.D.(42) nga Shkupi ka lajmëruar se me datë 30.08.2022 rreth orës 18.30 në stacionin e autobusit në territorin e Qendrës, Shkup, derisa ka kryer detyrat e punës si shofer i autobusit, është sulmuar fizikisht me gjësend të fortë nga një person”, thekson MPB. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.