Taravari: Dita Botërore e Mësuesëve na gjen pa libra

news
Advertisement

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me rastin e Ditës Botërore të Mësuesëve uroi të gjithë mësueset dhe mësuesit kudo që ndodhen.

Advertisement

Kryetari Arben Taravari sërish i bëri thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me mungesën e librave në shkolla.

“I urojmë të gjithë mësuesit tanë dhe gjejmë rastin që të bëjmë thirrje për situatën tronditëse që ka sjellë mungesa e librave shkollorë. Jemi në muajin e dytë të vitit shkollor dhe ende nuk ka libra”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Javën e kaluar Komuna e Gostivarit konstatoi mungesën e 25.156 librave në shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar edhe atë në Sh.F “Ismail Qemali” ka mungesë prej 3.193 libra, në Sh.F “Bashkimi” 428 libra, Sh.F “Goce Dellçev” 1.233 libra, Sh.F “Mustafa Kemal Ataturk” 2.133 libra, Sh.F “Gjon Buzuku” 2 libra, Sh.F “Faik Konica” 25 libra, Sh.F “Përparimi”, 1.233 libra, Sh.F “Liria”, 596 libra, Sh.F “Forina” 486, Sh.F “Çajla”, 76 libra, SH.M.K “Medicina” 8.985 libra, Sh.M.K “Ekonomike” 943 libra, Sh.M.T.K “Gostivari” 5.825 libra.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.